Bota

Rusi: Kremlini e cilëson krahasimin e Putinit me Hitlerin “të neveritshëm”

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, ka thënë se krahasimi i sekretarit të Jashtëm britanik, Boris Johnson që organizimi i Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës në Rusi me Lojërat Olimpike të vitit 1936 të mbajtura në Gjermaninë Naziste, janë “të neveritshme” dhe “të papranueshme”.

“Kjo është një deklaratë e neveritshme. Është përtej ndonjë ministri të Jashtëm të ndonjë shteti”, ka thënë sot Peskov.

“Padyshim është ofenduese dhe e papranushme”.

 

OPINIONE