Rusi – Presidenti Putin ndez dritën e gjelbër për bisedime me Ukrainën

Duke folur të enjten para gazetarëve në fund të një takimi në Moskë me homologun e tij bolivian, Evo Morales, lideri rus u shpreh i gatshëm për bisedime me presidentin ukrainas për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm në lindje të Ukrainës.

Putini iu përgjigj propozimit të Zelenskyt për të biseduar me ndërmjetësimin liderëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë duke shtuar se ai është i hapur për ide të tilla.

Megjithatë – shtoi ai – gjasat janë shumë të vogla që bisedimet të zhvillohen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ukrainë, në fund të muajit korrik.

Kreu i shtetit të Ukrainës, i cili mban këtë post që prej majit, premtoi se do t’i japë fund konfliktit të armatosur me separatistët në lindje të vendit, ku janë vranë mbi 13 mijë njerëz që nga viti 2014.

Propozimi i Zelenskyt mund të lidhet me bisedimet e paqes në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, të mbajtura në vitet 2014 dhe 2015, kur zyrtarët e Ukrainës negocionin me krerët e separatistëve përmes ndërmjetësimit të Rusisë, Francës dhe Gjermanisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne