Presidenti rus, Vladimir Putin, priti të shtunën në Kremlin Presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, disa ditë pas takimit në Moskë me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Jam i kënaqur t’u njoftoj për kontaktet tona me fqinjët tuaj dhe drejtuesit e vendeve të tjera të rajonit”, deklaroi Putini, cituar në një komunikatë të Kremlinit, në fillim të takimit me Abbasin.
“Di që situata në rajon është e vështirë, por ju jam mirënjohës që keni përfituar nga ky rast si Kupa e Botës për të ardhur në Moskë”, nënvizoi ai.
“Nga ana e tij, Mahmoud Abbasi shprehu shqetësimin e tij për sa i përket projekteve të Izraelit për krijimin e kolonive të reja duke theksuar se bëhej fjalë për problemin më të madh të autoriteteve palestineze”, sipas agjencive ruse të lajmeve./ trt