Rusi, zgjatet afati i arrestit për shtetasin amerikan të akuzuar për spiunazh

Një gjykatë në Rusi i ka zgjatur përsëri afatin e arrestit shtetasit amerikan Paul Whelan i cili ndodhet në burg me pretendimin se ka kryer spiunazh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun në gjykatën Lefortovskiy në Moskë u vendos vazhdimi i afatit të arrestit deri më 29 gusht për 49 vjeçarin Whelan.

Shtetasi amerikan Paul Whelan, u ndalua pasi u kap nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) më 28 dhjetor për shkak të një veprimi të spiunazhit në Moskë.

Pasi mori masën e arrestit nga gjykata, Whelan u dërgua në burg.

Më parë, Gjykata e Moskës kishte vendosur që Whelan të qëndrojë në arrest deri më 22 maj./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne