Rusia 2018, kombëtaret myslimane “festojnë” mbylljen e muajit të Ramazanit

Një muaj agjërim nga mëngjesi deri në mbrëmje. Një muaj, i cili u mbyll të enjten, dhe që ka vënë në provë të fortë disa kombëtare myslimane gjatë përgatitjeve për “Rusi 2018”: Egjipti, Irani, Maroku, Tunizia, Senegali, Nigeria, Arabia Saudite. Duke nisur nga dita e dytë e Botërorit, që koinçidon pikërisht me Festën e Fiter Barjamit, gjendja do të jetë e njëjtë për të gjithë edhe pse – siç shpjegohet nga mjeku i kombëtares egjiptiane Mohamed Abouelela – do të duhet pak kohë që gjithçka të kthehet në normalitet: “Deri në perëndim të diellit, kemi agjëruar për ditë me radhë dhe futbollistët nuk do të arrijnë në kohë të përshtaten me ciklin normal. I njëjti diskutim edhe për gjumin, duke qenë se kemi ndryshuar oraret”.
Egjipti i Salah, të cilit iu desh të përgatitej edhe për finalen e fundit të Champions në mesin e muajit të Ramazanit, është skuadra e parë që zbriti në fushë pas agjërimit dhe ashtu si Arabia Saudite një ditë më parë, doli i mundur nga fusha. Një situatë që, pavarësisht stërvitjeve në të gdhirë të Tunizisë dhe dietave specifike të futbollistëve të ndryshëm, në mënyrë të pashmangshme mund të ndikojë në paraqitjet e tyre, gjë që deri tani po vërtetohet.
Ndoshta nuk është një rastësi debutimi zhgënjyes i Arabisë Saudite, në humbjen e thellë 5-0 përballë Rusisë në ndeshjen hapëse dhe humbja në fund të ndeshjes e Egjiptit me Uruguajin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne