Rusia akuzon ShBA-në për mbështetje të DAESH-it

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova në mbledhjen javore me gazetarët tha se zona e sigurisë që kanë krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Siri i ndihmon terroristët e DAESH-it të fshihen.

“Zona e sigurisë me sipërfaqe 55 km katrorë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë krijuar në mënyrë të njëanshme përreth bazës së tyre ushtarake në zonën rurale Tanf, në jug të Sirisë, përdoret nga terroristët e mbetur nga DAESH-i. Në këtë zonë të gjerë terroristët gjejnë mundësi për t’u maskuar nga forcat e regjimit sirian, të mblidhen këtu në grupe dhe të armatosen për të depërtuar sërish në rajonet e shkretëtirës”, tha zëdhënësja dhe rikujtoi sulmet e mëparshme të terroristëve, që e ndjejnë veten të lirë në Tanf, të cilët kishin kryer sulme në distanca të gjata në rajon, që shkonin deri në kufirin e qytetit të Halepit.

Zaharova tha se prania ushtarake amerikane në Siri është një sfidë serioze për mbrojtjen e procesit paqësor dhe integritetin territorial të vendit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne