Rusia akuzon SHBA për bashkëpunim me ISIS-in në Siri

Ushtria ruse akuzoi të premten koalicionin, të cilin e drejton SHBA për hapjen e korridoreve të sigurisë nga rajoni rreth Rakas për pjesëtarët e ISIS-it.

Gjenerali Sergej Surovikin, komandant i trupave ruse në Siri, tha se koalicioni dhe aleatët e tyre kurdë “po bashkëpunojnë me liderët e ISIS-it, të cilët po lëshojnë rajonet nën kontrollin e tyre dhe kalojnë në territoret nën kontrollin e qeverisë siriane”. Ai shtoi se forcat ruse kanë kryer goditje ndaj disa konvojeve të pjesëtarëve të ISIS-it, të cilët kanë lëshuar Raka./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne