Bota

Rusia: Amerika vë në rrezik sigurinë ndërkombëtare

Ministri i jashtëm i Rusisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sigmar Gabriel, homologun e tij gjerman dhe ka theksuar se pretendimet e SHBA-ve kundër qeverisë së Sirisë për përdorimin e armëve kimike, janë të pabaza.

Sergej Lavrov deklaroi se Amerika nuk ka paraqitur fakte e dëshmi bindëse për të justifikuar sulmin raketor kundër Sirisë që për Moskën është një agresion flagrant ndaj një shteti të pavarur e sovran dhe shkeljen e hapur e ligjeve ndërkombëtare. Vlen të theksohet se të premten në mëngjes me pretekst se Siria ka përdorur armëve kimike në sulmin në Khan Shejkhun, Amerika ka lëshuar me dhjetëra raketa në drejtim të bazës ajrore të forcave siriane Shayrat në provincën Homs të Sirisë. Qeveria e Sirisë në kuadër të rezolutës 2118 të KS të OKB, lëndët kimike të saj i ka dorëzuar Organizatës për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike dhe ka treguar një bashkëpunim konstruktiv në këtë drejtim./ PT

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA