Bota

Rusia: Arabia Saudite presion autoriteteve ruse

Drejtori i kompanisë shtetërore ‘Rustek’ të Rusisë ka thënë se Arabia Saudite me qëllim blerjen e armëve nga Rusia, i bënte presion autoriteteve ruse që të mos i shisnin Iranit sistemin e mbrojtjes raketore S-300.

Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, duke cituar burime nga agjencia ruse e lajmeve Sputnik, Sergei Shimozov, drejtor ekzekutiv i kompanisë ‘Rustek” ka thënë se Rusia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në vlerë 3.55 miliardë dollarë. Ai ka shtuar: Megjithatë, Arabia Saudite për respektimin e kësaj marrëveshje ka caktuar kushte, ku ne duhet t’i japim atyre një pjesë të zhvillimit dhe prodhimi të zhvillohet në territorin e Arabisë Saudite. Sipas mendimit tonë, nuk është e mundur që të bëhemi partner me ta dhe e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është ndërtimi i një fabrike për prodhimin e armëve të lehta siç janë pushkët Kallashnikov. Shimozov ka shtuar: Në pesë vitet e fundit janë nënshkruara marrëveshje me Arabinë Saudite në vlerë 20 miliardë dollarë, por këto projekte deri më tani nuk janë zbatuar… sauditët na kanë tradhtuar neve dhe na kanë informuar që sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 mos t’ia shesim Iranit dhe në vend të saj ata të blejë nga ne armë, tanke dhe pajisje tjera ushtarake.

OPINIONE