Bota

Rusia bëhet shporta e bukës për gjithë botën, eksporton grurë dhe ushqen gjysmën e planetit

Eksportet ushqimore nga Rusia, të dominuara nga gruri dhe peshku, u rritën me 19 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas Qendrës së Eksportit Rus.

Dërgesat e ushqimeve ruse rapotohet të jenë rritur me 25 për qind që nga viti 2012. Vendi gjithashtu ka nxitur edhe eksportet e produkteve të tilla si ëmbëlsirat dhe sheqerin.

Vendi ka arritur të kapë më shumë se gjysmën e tregut të grurit vitet e fundit, duke u bërë eksportuesi më i madh në botë i grurit, falë korrjeve të bollëkshme dhe çmimeve tërheqëse, raporton Bloomberg.

Rapotohet se eksportet do të kapin rekordin këtë sezon. Rusia pritet të shesë 36.6 milionë tonë grurë jashtë shtetit, sipas keshilluesit bujqësor SovEcon me bazë në Moskë dhe Institutit për Studime të Tregut Bujqësor (IKAR).

Pothuajse gjysma e vendeve të botës blejnë grurë nga Rusia, e cila po i përmirëson rendimentet vit pas viti në një përpjekje për të frenuar varësinë e saj nga importet bujqësore. Në vitin 2014, Moska ndaloi blerjet e disa ushqimeve nga eksportuesit perëndimorë si hakmarrje për sanksionet.

Çmimet e larta të grurit gjithashtu e ndihmuan Rusinë të fitojë më shumë nga shitjet vitin e kaluar, sipas drejtorit menaxhues të SovEcon Andrey Sizov, raporton agjencia.

Egjipti, i cili importon sasi të mëdha gruri, është bërë blerësi kryesor ndërkombëtar i grurit rus. Vitin e kaluar, Egjipti ia kaloi Kines duke u bërë blerësi më i madh i drithit rus për herë të parë që nga viti 2012.

Sipas qendrës së eksportit, blerjet e Egjiptit nga Rusia në vitin 2017, duke përfshirë edhe vajin e lulediellit u rritën me 44 për qind me vlerën 1.74 miliardë dollarë, ndërsa importet e Kinës për prodhet ruse, si peshku dhe vaji arritën në 1.72 miliardë dollarë.

Rusia pret që të rritë eksportet e grurit në Kinë, pasi Pekini të hënën hoqi rregullat e karantinës, duke lejuar importin e grurit nga gjashtë rajone ruse./rt/Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA