Rusia: Besueshmëria ndaj dollarit amerikan po zvogëlohet

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Oreshkin, tha se vendet e botës kanë filluar të largohen nga tregtia përmes dollarit amerikan për shkak të hapave proteksioniste amerikane në ekonomi.

Duke folur në një forum ekonomik në qytetin rus Vladivostok, Oreshkin tha se një pjesë e tregtisë mes Rusisë dhe Kinës ka filluar të kryhet me valuta kombëtare.

“Edhe partnerët tanë japonezë janë në dijeni rreth zhvillimeve të reja globale. Arsyeja kryesore e kërkesës për të përdorur valutat vendase janë hapat proteksioniste të SHBA-së”, shtoi Oreshkin.

Duke theksuar se besueshmëria ndaj dollarit amerikan është zvogëluar në tregtinë globale, ministri rus tha se dollari tanimë jo çdo herë konsiderohet si rrugë efikase dhe e përshtatshme për transaksione dhe investime.

“Përgjigjja ndaj të gjitha kaheve negative të ekonoisë globale është thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si, për shembull, rritja e përdorimit të valutave vendase”, tha Oreshkin.

Ndryshe, edhe presidenti rus Vladimir Putin dje deklaroi se mbështesin përdorimin më intensiv të valutave kombëtare në tregtinë dypalëshe.

Burimi:AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne