Rusia bombardon militantët që kryen sulmin kimik në Alepo të Sirisë

Rusia ka kryer sulme ajrore kundër militantëve që i quajti përgjegjës për lëshimin e raketave të mbushura me gaz klor në qytetin verior të Alepos në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, gjeneral major Igor Konashenkov tha se sulmet ruse kishin shkatërruar të gjitha vendet e fshehta të militantëve dhe objektivat e tyre në rajon. Konashenkov vuri në dukje se Rusia i kreu sulmet pas gjetjes së provave që tregonin se terroristët mund të përdorin përsëri armë të tilla. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë tha se Moska ka bërë paralajmërime të vazhdueshme se të ashtuquajturit vullnetarë të Helmetave të Bardha në Idlib po kryenin sulme kimike për t’i fajësuar forcat qeveritare siriane për këto sulme. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, raketat e mbushura nga forcat ushtarake franceze me lëndë kimike, si gazi Clorin, u shpërndanë të dielën nga elementët terroristë të Frontit al-Nusra në zona të ndryshme të pushtuara nga terroristët në Sirinë veriore. Nga një sulm kimik i terroristëve në rajonin Khaledie dhe Zahra në Alepo të Sirisë, 100 persona janë plagosur. Me të tilla sulme terroristët mundohen ta paraqesin qeverinë siriane si përgjegjëse për sulmet kimike. Duke u bazuar në të tilla skena të sajuara, Amerika, Franca dhe Britania më 14 prill kryen sulme me raketa në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne