Bota

Rusia: Britania nuk ka influencë në zhvillimet ndërkombëtare

Rusia deklaroi se anulimi i një udhëtimi në Moskë nga Sekretari i Jashtëm i britanik Boris Johnson pas bisedimeve me SHBA, tregon mungesën e “ndikimit të vërtetë” të Britanisë në çështjet ndërkombëtare.

Të shtunën, Johnson ka anuluar një udhëtim të planifikuar në Rusi për shkak se “zhvillimet në Siri kanë ndryshuar rrënjësisht situatën.” Njoftimi për anulimin e vizitës së Johnson në Moskë u bë pasi presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar një sulm ushtarak në një bazë ajrore siriane në provincën Homs. Vizita e Johnson në Moskë u anulua pasi Uashington njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të shkojnë në Moskë për të dhënë një “mesazh të qartë dhe të koordinuar.”/ PT

Etiketa

OPINIONE