Bota

Rusia: Çdo raketë amerikane që do të shkrepet në Siri, do të rrezohet

“Çdo raketë amerikane që do të shkrepet në drejtim të Sirisë do të rrëzohet”, tha ambasadori rus në Liban Alexander Zasipkin.

Të martën mbrëma, ai tha se qëndrimi i tij rrjedh nga një deklaratë e lëshuar nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai u citua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Rusisë, raporton BBC.

“Nëse ka sulme amerikane atëherë ato raketa do të rrëzohen dhe do të kërkohen objektivat nga ku është janë shkrepur ato raketa”, tha Zasipkin për televizionin al-Manar, duke aluduar në destrojerët dhe fregatat amerikane në ujërat siriane.

Ai vuri në dukje se përshkallëzimi i konfliktit në Siri që është kërcënuar të bëhet një “krizë serioze”, është vërejtur kohët e fundit

OPINIONE