Bota

Rusia dëbon një ligjvënës të Malit të Zi

Autoritetet ruse dëbuan dje nga Moska ligjvënësin malazez, Miodrag Vukoviq.

Vukoviq, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, ka kaluar natën në Aeroportin Domodedovo të Moskës, në zonën tranzite, përpara se të dëbohej. Policia kufitare e Rusisë e ka ndaluar atë dhe i ka kumtuar se është “person non-grata”. Vukoviq ka pasur destinacion – përmes Moskës – Minskun. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, tha se sjellja e rusëve ndaj Vukoviqit është “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikën diplomatike”. Ai tha se pret kërkimfalje zyrtare nga Moska për “sjelljen e pahijshme ndaj përfaqësuesit të organit më të lartë legjislativ të Malit të Zi”./ PT