Bota

Rusia dënon mbështetjen e SHBA-së ndaj grushtit të shtetit në Venezuelë

Rusia ka dënuar ashpër SHBA-në për mbështetjen e grushtit të shtetit në Venezuelë të Juan Guaidos, i cili e deklaroi veten president.

Moska zyrtare e ka cilësuar këtë veprim një përpjekje për të “uzurpuar pushtetin” ndërsa tha se masa e shkeli ligjin ndërkombëtar dhe ishte një “rrugë e drejtpërdrejtë për gjakderdhjen”.

Juan Guaidó u vete shpall president i përkohshëm të mërkurën dhe u njoh nga SHBA dhe disa vende të tjera.

Presidenti Nicolás Maduro i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në.

Maduro mori detyrën në vitin 2013 pas vdekjes së Hugo Chavez dhe u betua për një mandat të dytë.

OPINIONE