Rusia dërgon avionët më modernë në Siri

Rusia njoftohet se ka dërguar dy nga avionët e saj më të avancuar dhe më të sofistikuar në Siri, ku forca ajrore ruse  ka mbështetur operacionet tokësore të ushtrisë siriane kundër grupeve terroriste.

 Dërgimi i avionëve të gjeneratës së pestë Sukhoi-57, vjen pas përdorimit avionëve të përparuar luftarakë të SHBA, F-22, në sulmet në Siri në fillim të këtij muaji. Raportet e mediave thonë se dy prej avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë Su-57 të Rusisë u vunë re kohët e fundit në qiellin e Sirisë dhe më pas u ulën në bazën Hmeimim në provincën perëndimore Latakia. Su-57 u shoqëruan nga disa avionë rusë Su-30SM të brezit të 4-të, përpara se të uleshin në bazën ajrore siriane, sipas raporteve të mediave siriane. Dislokimi i këtyre avionëve potencialisht do të përshkallëzonte tensionet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë qenë të përfshirë që nga viti 2014 në një fushatë ajrore të paautorizuar kundër asaj që Uashingtoni i quan pozicionet e ISIS në Siri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne