Rusia dëshiron të prodhojë motorin e avionit kombëtar turk

Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti”, Drejtori i “Rostec”-it për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Politikat Rajonale, Viktor Kladov tha në panairin “Eurasia Airshow” që mbahet në Antalia se industria e aviacionit turk po zhvillohet me shpejtësi.

Në prodhimin e disa avionëve, që Turqia i prezantoi në kuadër të panairit “Eurasia Airshow”, mund të përdoren disa fabrika në Rusi, u shpreh Kladov dhe shtoi: “Në këtë kontekst, ne do të përgatisim një propozim pasi të kemi analizuar shumë detaje teknike. Ne mund ti sigurojmë Turqisë motorin për avionin që planifikon të prodhojë”.

“Në ditët në vijim specialistët turq do të vizitojë Rusinë. Turqia interesohet veçanërisht për bashkëprodhimin e avionëve dhe helikopterëve”,- tha Kladov./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne