Rusia dhe Franca bien dakord për bashkëpunim atomik paqësor

Franca dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për përdorimin paqësor të energjisë atomike.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se kompania “RusAtom” dhe Komisioni për Energji Atomike i Francës kanë nënshkruar një marrëveshje për përdorimin e energjisë atomike për qëllime paqësore.

Në bazë të kësaj marrëveshje, të dy kompanitë do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në fushën e ndërtimit të centraleve bërthamore me potencial të prodhimit të lartë të energjive atomike dhe deponimin e mbetjeve atomike.

Në bazë të kësaj marrëveshje, të vendet do të bashkëpunojnë edhe në fushën e shkëmbimit të informacioneve dhe shkencës atomike./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne