Rusia dhe Kina kundërshtojnë çfarëdo lloj veprimi ushtarak kundër Koresë Veriore

Njëkohësisht me paralajmërimet e Uashingtonit në lidhje me gatishmërinë e Amerikës për përballje ushtarake me Korenë Veriore, Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar çfarëdo veprimi ushtarak dhe shtimin e sanksioneve kundër Penianit.

Zv/përfaqësuesi i Rusisë në OKB gjatë fjalimit të tij në selinë e OKB në Nju Jork, tha: “Rusia i konsideron të papranueshme testimet e raketave balistike nga ana e Koresë Veriore. Autoritetet e Rusisë dhe të Kinës inkurajojnë Korenë Veriore që të respektojë rezolutat e KS të OKB. Rusia dhe Kina janë të shqetësuar për shtimin e tensioneve në Gadishullin Korean i cili shoqërohet me shpërthimin e një konflikti të armatosur”. Vladimir Safrankov në vazhdim tha: “Bashkësia Ndërkombëtare duhet të marrë masa kolektive për zgjidhjen e krizës në Gadishullin Korean nëpërmjet rrugës së negociatave dhe bisedimeve. Ne kërkojmë nga të gjitha vendet që në vend të veprimeve provokuese dhe luftënxitëse, të veprojnë me vetëpërmbajtje më të madhe”,- shtoi ndër të tjera ky funksionar i Rusisë. Ndërkohë Lu Xhi Ej Ij, përfaqësuesi Kinës në OKB, deklaroi se Pekini kundërshton çfarëdo lloj veprimi ushtarak ndaj Koresë Veriore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne