Rusia dhe Kina mbështesin përdorimin e monedhave kombëtare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se mbështesin përdorimin e monedhave kombëtare në tregtinë me Kinën.

Putin u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor të mbajtur në Vladivostok të Rusisë.

Në një deklaratë për gazetarët pas takimit, Putin duke bërë të ditur se vëllimi tregtar mes Rusisë dhe Kinës ka arritur në 50 miliardë dollarë duke u rritur me 30 për qind vitin e kaluar, tha se “Besojmë se deri në fund të vitit vëllimi tregtar do të arrijë deri në 100 miliardë dollarë i cili është një nivel rekord”.

“Rusia dhe Kina konfirmojnë mbështetjen e tyre për përdorimin më intensiv të monedhave kombëtare në tregtinë dypalëshe. Përdorimi i monedhave kombëtare do të rrisë stabilitetin e sistemit bankar në tregtinë me Kinën përballë rritjes së rreziqeve në tregjet globale”, tha Putin.

Ndërsa në lidhje me zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean, Putin ka deklaruar se “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta në çështjen e zgjidhjes së situatës politike dhe diplomatike në Gadishullin Korean në përputhje me rrugën Rusi-Kinë. Mbështesim hapat që Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë hedhur për të rindërtuar sërish marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu besojmë që edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve janë një element i rëndësishëm në procesin e zgjidhjes në Gadishullin Korean”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne