Rusia dhe Kina reagojnë ndaj deklaratave të ambasadores së Amerikës në OKB

Rusia dhe Kina nuk pranuan deklaratat e ambasadores së Amerikës në OKB.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Liu Jieyi, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, duke mospërfillur deklaratat e Nikki Haley, ambasadores së Amerikës në OKB në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut, deklaroi se problemi i varfërisë përbënë rrënjët kryesore të tensioneve rajonale dhe globale. Ndërkohë edhe Yevgeny Zagaynov, zv/përfaqësuesi i Rusisë në OKB, deklaroi se prioritet i Këshillit të Sigurimit është vendosja e paqes dhe stabilitetit në botë dhe KS nuk duhet të hyjë në çështjet e të drejtave të njeriut. Zv/përfaqësuesi i Rusisë në OPKB shtoi se hyrja e Këshillit të Sigurimit në çështjen e të drejtave të njeriut ka nevojë për zgjerimin e detyrave dhe kompetencave të këtij Këshilli. Yevgeny Zagaynov deklaroi se shqyrtimi i çështjes së të drejtave të njeriut në KS të OKB, do ta bëjë politik këtë organ dhe do të reduktojë nivelin e besimit të vendeve të tjera tek ky organ i OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne