Rusia dhe Siria siguruan 17 dëshmitarë për të provuar gënjeshtrën e Perëndimit rreth Dumës në Hagë

Delegacioni ruso-sirian në Organizatën për ndalimin e armëve kimike paraqiti 17 dëshmitarë në selinë e organizatës në Hagë për të provuar se sulmi kimik në Duma ishte një shfaqje e fabrikuar.

I dërguari sirian në ONAK Ghasan Obaid, në një konferencë shtypi në selinë e Organizatës për ndalimin e armëve kimike tha se janë ofruar dëshmitarë që demantojnë pretendimet e rreme të Perëndimit për përdorimin e armëve kimike në Duma. Zv/ministri i jashtëm i Sirisë në një intervistë dhënë kanalit televiziv ITV, ka thënë se Britania e Madhe ka projektuar skenarin mashtrues të sulmit me armë kimike në qytetin Duma me qëllim që të justifikojë agresionin ushtarak kundër Sirisë. Ditë më parë, Organizata ndërkombëtare e krijuar për të mbikëqyrur respektimin e Konventës Kundër Armëve Kimike, tha se ekipi i saj ka mbledhur mostra nga zona ku besohet se u krye një sulm kimik dy javë më parë në Duma të Sirisë. Trekëndëshi i sherrit ( Amerika, Britania dhe Franca) më 14 prill sulmuan Sirinë me mbi 100 raketa me pretekstin e sulmit e armë kimike në qytetin Duma pjesë e rajonit Gute Lindor. Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se terroristët dhe mbështetësit e tyre janë projektuar skenarin e sulmit kimik për të krijuar kushtet për një ndërhyrje të huaj ushtarake në Siri. Sulmi i trekëndëshit të sherrit ndaj Siri u krye vetëm pak pas çlirimit të rajonit Gute Lindor nga prania e terroristëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne