Rusia dhe Turqia do të rrisin përdorimin e valutave kombëtare

Ministria e Financave e Rusisë njoftoi se me Turqinë kanë arritur marrëveshje për tregti me valutat kombëtare.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se më 4 tetor mes Turqisë dhe Rusisë është arritur marrëveshja në fjalë.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se me marrëveshjen e nënshkruar nga ministri i Thesarit dhe të Financave i Turqisë, Berat Albayrak dhe ndihmës kryeministri i Rusisë dhe Ministri i Financave, Anton Siluanov, gradualisht do të rritet përdorimi rublës dhe lirës në tregtinë mes dy vendeve.

Në njoftimin të cilin është potencuar se infrastruktura e tregut financiar do të krijohet në përputhje me marrëveshjen, është tërhequr vëmendja se do të rritet edhe atraktiviteti i valutave kombëtare të të dyja vendeve në institucionet tregtare.

Përmes marrëveshjes është njoftuar se gjithashtu bankat turke do të zgjerojnë përdorimin e kartelës ruse MIR si dhe SPFS-së (Sistemi i mesazhimit financiare) alternativa ruse e SWIFT, në Turqi.

Është planifikuar edhe organizimi i përhapjes së sistemeve të mesazhimit financiar të të dyja vendeve në vendet tjera, thuhet në njoftim./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne