Rusia dhe Turqia finalizojnë marrëveshjen për sistemin S-400

Rusia ka përfunduar marrëveshjen me Turqinë për shitjen e sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore S-400.

Vladimir Kozhin, një ndihmës presidencial i cili mbikëqyr çështjet e Rusisë për bashkëpunimin ushtarak, tha të enjten se marrëveshja tani është finalizuar dhe Moska do të fillojë dorëzimin e sistemit në Ankara në fund të vitit 2019. “Dërgesat e para ka gjasa të fillojnë në fund të vitit 2019, në fillim të vitit 2020,” tha Kozhin. Ai tha se nuk mbeten më shumë çështje lidhur me marrëveshjen, e cila u diskutua midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së Putinit në Ankara më 11 dhjetor.

“Të gjitha aspektet janë zgjidhur gjatë ditëve të fundit … Të gjitha parametrat, të gjitha teknologjitë, për të gjithë marrëveshjen është rënë dakord … Praktikisht, kontrata po hyn në fazën e realizimit”, tha Vladimir Kozhin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne