Rusia dislokon robotët për mbrojtjen e ujërave territoriale

Për të kontrolluar ujërat e saj territoriale, Rusia po përdor robotët roje.

Siç raporton Rusiskaja Gazeta, të dielën shkruante: “Robotët detarë të Rusisë, të cilët për disa ditë mund të operojnë në mënyrë të pavarur dhe të lidhen me qendra të ndryshme komandimi, po kontrollojnë hapësira të përcaktuara detare si dhe po mbikëqyrin linjat e transportit detar”. Këta robotë janë të aftë të mbledhin informacione në një distancë prej 100 miljesh dhe këto informacione ua transferon qendrave të komandimit të luftanijeve, nëndetëseve si dhe qendrave tokësore të komandimit. Organizata e sigurisë federale të Rusisë i ka klasifikuar si tepër sekrete të dhënat teknike të këtyre robotëve detarë. Rusia ka dalje në 10 dete dhe oqeane./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne