Rusia do të dërgojë luftanije në Venezuelë

Sipas uebfaqes ushtarake ruse Avia.pro, Rusia po përgatitet të dërgojë anijet e saj luftarake në Venezuelë për të thyer sanksionet që Shtetet e Bashkuara i vendosën vendit në këto periudha të epidemisë.

“Siç tregohet nga informacioni i dhënë nga autoritetet e Venezuelës, Rusia është e gatshme t’i sigurojë Republikës Bolivariane mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme nëse Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin një bllokadë detare kundër atij vendi. Duke pasur parasysh distancën e madhe midis Venezuelës dhe Rusisë, ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që Moska të dërgojë flotën e saj atje, të përbërë, ndër të tjera nga anije luftarake dhe nëndetëse”, raporton Avia.pro. Shtetet perëndimore po shtojnë praninë ushtarake pranë brigjeve të Venezuelës. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar dërguan dy anije luftarake në zonë, transportuesin e helikopterëve Diksmuide dhe luftanijen RFA Argus, për të sjellë armë dhe municion nën maskën e transportit të materialeve anti-Covid-19. Një destrojer amerikan dhe disa anije të Marinës amerikane janë vendosur nën komandën e Agjencisë së Luftimit të Drogës. Por edhe Fronti i mbrojtjes po formohet me shpejtësi të madhe: “Nëse Venezuela goditet nga bllokadat amerikane, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të përballen përsëri me krizën e Karaibeve. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa gjithnjë e më të pakujdesshme kundër Venezuelës. Çdo aventurizëm i ri në brigjet e Venezuelës mund të çojë në konflikt. Nëse Shtetet e Bashkuara bllokojnë anijet luftarake ruse, Rusia nuk do të jetë më në gjendje të instalojë raketat e saj balistike dhe cruise atje “, thanë ekspertët rusë./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne