Rusia do të prezantojë për herë të parë raketën hipersonike gjatë paradës së Ditës së Fitores

Ndërsa tensionet Lindje-Perëndim po arrijnë pikën e vlimit, Rusia po mbështetet në arsenalin e saj të frikshëm të armëve të gjeneratës së ardhshme për t’u mbrojtur kundër çdo agresori potencial.

Rusia do të ekspozojë raketat e fundit hipersonike Kinzhal dhe armë të tjera të nivelit të lartë gjatë paradës së Ditës së Fitores në 9 maj në Moskë, tha Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Raketat Kinzhal, të prezantuara nga presidenti Putin gjatë fjalimit të tij vjetor në parlament, mund të udhëtojnë me shpejtësi dhjetë herë më të madhe se ajo e zërit dhe të sfidojnë të gjitha sistemet ekzistuese të mbrojtjeve raketore.

Raketat Kinzhal, të cilat në gjuhën ruse kanë kuptimin e kamave, janë armë vdekjeprurëse që mund të përdoren kundër avionëve transportues dhe anijeve luftarake. Aktualisht akziston një bateri e raketave Kinzhal të dislokuara në një vend testimi në Rajonin Ushtarak Jugor të Rusisë.

Në paradë do të ekspozohen edhe lloje të tjera armësh të së ardhmes, duke përfshirë sistemet e raketave Tor-M2, automjetet luftarake shkatërruese Terminator, robotët luftarakë Uran-6 dhe Uran-9, dronët modernë, kuadrotilët dhe automjetet e vozitjes në borë.

Vizitorët e Paradës së Fitores në Sheshin e Kuq gjithashtu do të kenë shansin të shohin fluturimet e avionëve luftarakë Su-57 PAK FA, Su-30SMs, MiG-29SMTs, Tu-160, Tu-95MS, avionët sulmues me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3 dhe avionë të tjerë ushtarakë.

Duke folur në një konferencë televizive të enjten, Sergei Shoigu tha se gjatë paradës vjetore të Ditës së Fitores do të ekspozohen 190 njësi sistemesh të armëve të gjeneratave të së ardhmes, të cilat formësojnë gjendjen moderne të Forcave të Armatosura Ruse.

Gjatë fjalimit të tij adresuar vendit në Asamblenë e Federatës më 1 mars, Presidenti Vladimir Putin prezantoi armë të reja strategjike të përparuara të Rusisë, duke përfshirë edhe raketën balistike interkontinentale Sarmat dhe sistemin hipersonik Avangard.

Rusia po zhvillon gjithashtu një lloj koke nukleare e mjaftueshme për t’u transportuar nga raketat kruizer./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne