Rusia duket se do të mbetet një eksportese e madhe në tregun global të armëve

Një nga zyrtarët më të lartë të tregtisë së armëve të Rusisë beson se tregjet do të mbeten mjaft të qëndrueshme gjatë disa viteve të ardhshme dhe se Moska nuk do të humbasë asnjë terren si eksportuesi i dytë më i madh në botë i armëve.

Dmitry Shugaev, drejtor i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Teknik Ushtarak, agjensia e tregtisë së armëve të Federatës Ruse, “nuk sheh ndonjë rritje të shpejtë” të shitjeve gjatë tre viteve të ardhshme, tha ai në një audiencë ndërkombëtare në Paris Air Shoë më 20 qershor, por ai shprehu optimizëm se Rusia do të vazhdojë të luajë një rol të madh në tregun ndërkombëtar të armëve.

“Ne jemi mjaft pozitivë për të ardhmen,” tha ai.

Në vitin 2001, tregu global i armëve shënoi rreth 80 miliardë dollarë të shkëmbyera ndërmjet vendeve të ndryshme, të cilat përfaqësonin një tkurrje prej 10.1 për qind të tregut që nga viti në të cilin u tregtuan 89 miliardë dollarë armë dhe shërbime shoqëruese.

Eksportet ruse përbënin rreth 15 miliard dollarë në vitin 2015, sipas raportit të Defense News. Shugaev ka analizuar tregun nga një perspektivë ruse duke thënë se pothuajse gjysma e shitjeve të mbrojtjes së Moskës rrjedh nga avionët, rreth një e treta janë sistemet e sulmeve tokësore dhe të mbrojtjes nga raketat, ndërsa sistemet detare përbëjnë rreth 15 përqind të shitjeve të armëve të huaja.

Sergej Denisentsev, studiues i lartë në Qendrën për Analizën e Strategjive dhe Teknologjisë në Moskë, sugjeroi në një fjalim në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington në prillin e kaluar se “tregu i brendshëm do të jetë përparësia kryesore për Industrinë e Mbrojtjes ruse”, pasi objektet e furnizimit po vazhdojnë të merren me kërkesën e vetë ushtrisë së Rusisë.

Blerësit indianë marrin rreth 31 për qind të armëve dhe pajisjeve ushtarake në Moskë, ndërkohë që Pekini ishte konsumatori i dytë më i madh me kërkesë që arrinte në 21 për qind të eksporteve vjetore të armëve të Rusisë, tha analisti.

Megjithatë, Shugaev e sheh bashkëpunim mbi zhvillimet e reja teknologjike dhe të armëve me vendet e tjera si një rrugë nga e cila do mund të përfitonin shumë palë. Për shembull, klientët që kërkojnë gjeneratën e ardhshme të armëve që nuk janë aktualisht në dispozicion mund të bashkëpunojnë me Rusinë dhe pastaj të prodhojnë armët në nivel lokal. “Ne jemi fleksibël, jemi gati të bashkëpunojmë,” theksoi ai.

Një studim i kryer nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit të SHBA-ve (CRS) e konfirmoi  këtë, duke vënë në dukje se “Rusia ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të ofruar mundësi më kreative për financimin dhe pagesat për blerësit e armëve të ardhshme … Rusia ka rënë dakord të përfshihet në kundër-tregtinë, kompensimet, shkëmbimin e borxhit, dhe në raste kyçe, në bërjen e marrëveshjeve të rëndësishme të prodhimit të liçencuar për të shitur armët e saj.”

India dhe Vietnami kanë filluar të shikojnë armët e bëra nga SHBA-ja gjatë viteve të fundit, ndërkohë që industria vendase e Kinës është maturuar në mënyrë të konsiderueshme vetë. Kur u pyet nëse kjo mund të dëmtojë pjesën e tregut të Moskës, Shugaev u përgjigj: “Ne jemi duke jetuar në botën reale, ne kemi qenë dëshmitarë të prirjes së re … duke i marrë parasysh të gjitha, por nuk mendojmë se ka një zhvendosje substanciale në ato tregje.”

“Nuk është në interesin tonë të përbashkët që sanksionet të vazhdojnë,” tha Shugaev kur u pyet nëse sanksionet perëndimore mund të pengojnë rritjen e të ardhurave në këtë sektor. “Unë besoj se pjesa jonë në tregun e mbrojtjes do të mbetet aq e lartë sa është.” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne