Rusia e gatshme të lehtësojë procedurat e vizave për turqit

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksey Meshkov tha se janë të gatshëm që të lehtësojnë procedurat e vizave për kategori të caktuara për nënshtetasit turq.

Meshkov duke bërë të ditur se pala ruse është e gatshme të lehtësojë formalitetit për personat me pasaportë shërbimi dhe për biznesmenët që punojnë me Rusinë, nënvizoi gjithashtu se edhe lehtësimi i vizave për shoferët turq të kamionëve është një çështje e rëndësishme.

Ai bëri të ditur se negociatat për lehtësimin e procedurave të vizave për ekuipazhin e kompanive ajrore turke janë në fazën e fundit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne