Rusia e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit rreth Palestinës

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB deklaroi se Moska është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit të sinqertë mes Palestinës dhe Izraelit, një rol ky për të cilin Amerika për shumë vite po pretendon se po e kryen.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Vladimir Safrankov, zv/përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, këtë propozim e ka paraqitur gjatë fjalës së tij në KS të OKB. Vladimir Safrankov këtë propozim e ka paraqitur në mbrojtje ndaj rezolutës së propozuar nga Egjipti, rezolutë kjo e cila e obligonte presidentin amerikan që të anulojë vendimin e marrë për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, por që Uashingtoni përdori të drejtën e vetos ndaj saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne