Rusia e gatshme të përdorë euron në vend të dollarit

Rusia, në tregtinë me Bashkimin Evropian, përgatitet të përdorë euron në vend të dollarit.

Ndihmësi i Parë i Kryeministrit të Rusisë dje Ministri i Financës, Anton Siluanov në seancën me titull “Konkurrenca Politike kundër Tërësisë Ekonomike”, e zhvilluar në kuadër të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik në Shën-Petërburg bëri vlerësime në lidhje me tregjet globale.

Ai shpjegoi se kufizimet e zbatuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbatohen edhe përtej kufirit dhe vazhdoi me fjalët: “Sipas dëshirës së Evropës për të treguar qëndrimin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse Bashkimi Evropian dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin, në marrëveshjet financiare, tregtinë e produkteve dhe të shërbimit, jemi të gatshëm që në vend të dollarit të përdorim euron”.

Ai kritikoi edhe institucionet si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (The European Bank for Reconstruction and Development EBRD) dhe tha: “Këto institucione të tilla të vjetra mbeten nën presionin për zgjidhjen e çështjeve politike. Në periudhën në vijim këto lloj institucionesh do t’ia lënë vendin Bankës së Re të Zhvillimit të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe republika e Afrikës së Jugut), Bankës së Investimit të Infrastrukturës së Azisë.

Ai nënvizoi se Rusia do të vazhdojë të jetë e lidhur me integritetin ndërkombëtar dhe do të vazhdojnë të mbështesin Kinën në projektet e mëdha./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne