Rusia e gatshme të respektojë armëpushimin në Idlib

Rusia e theu heshtjen pas martirizimit të 33 ushtarëve turq në sulmin e pabesë të regjimit sirian në Idlib.

“Ushtarët turq, të cilët pretendohet se nuk kanë qenë në vendin e duhur, janë goditur nga regjimi [sirian]”,- thuhet në një komunikatë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Në zonën ku gjendeshin ushtarët turq nuk ka pasur avionë [luftarakë] rusë, nuk është kryer ndonjë operacion ajror. Pas humbjeve të Turqisë jemi gati të zbatojmë armëpushimin”,- vijon komunikata.

Ministria ruse e Mbrojtjes gjithashtu njofton se rusët janë në kontakt të vazhdueshëm me qendrën koordinuese të Turqisë në Idlib./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne