Rusia e quajti keqardhëse veton e Amerikës kundër rezolutës rreth Kudsit të Shenjtë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë me anë të një deklarate të lëshuar të mërkurën, deklaroi se përdorimi i vetos nga ana e Amerikës ndaj rezolutës së KS të OKB në lidhje me Kudsin, është një veprim keqardhës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në deklaratën e saj në lidhje me projektrezolutën e refuzuar nga ana e Amerikës, ka shkruar: “Në dokument ishte theksuar se çfarëdo vendimi ose veprimi që merret për ndryshimin e statusit dhe të gjendjes së popullsisë në qytetin e Kudsit, nuk ka kredibilitet juridik dhe të gjitha vendet duhet t’i shmangen themelimit të ambasadave të tyre në këtë qytet në përputhje me rezolutën 478 të vitit 1980 të KS të OKB. Përveç Amerikës, të gjithë vendet anëtare të KS të OKB ka votuar pro miratimit të kësaj rezolute dhe kjo ishte një iniciativë e vendeve arabe në reagim ndaj vendimit të Trump për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist. Ky vendim i presidentit amerikan është përballur me protesta të gjera botërore dhe tensionet janë zgjeruar jashtë vendeve islame dhe arabe. Veto-ja kundër kësaj rezolute nga ana e Amerikës si anëtar i përhershëm i KS të OKB që e quan veten ndërmjetësuesi kyç për zgjidhjen e konfliktit Palestinë-Izrael, është keqardhëse. Kjo nuk është hera parë që Amerika vepron kundër vullnetit të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe veprime të tilla dëmtojnë rëndë proceset për zgjidhjen e çështjeve në Lindjen e Mesme”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne