SHBA po i përdor shqiptarët si zara

Faktori ‘shqiptar’ është kthyer në një instrument për fuqitë perëndimore, me qëllim që të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan. Një gjë e tillë filloi me bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999 dhe po vazhdon edhe në të tashmen me krizën e vazhdueshme politike në Maqedoni, ku pakica shqiptare është duke u përpjekur të instalojë një qeveri pro­perëndimore. Maqedonia ka mbetur në krizë politike që nga dhjetori i 2016’ës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pavarësisht fitores elektorale të Partisë Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO­DPMNE), të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevksi, qeveritë perëndimore po mbështesin haptazi partinë kryesore të opozitës, Bashkimin Social Demokratik të Maqedonisë (SDSM), Zoran Zaev, shkruan ‘Sputnik’.

Sipas medias në fjalë, niveli i lartë i përfaqësuesve të BE-­së dhe NATO-­s po kërkojnë që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov të formoj një qeveri të re në krye me Zaev, i cili fitoi përkrahjen e shqiptarëve në këmbim për koncesione ndaj minoritetit etnik, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare dhe të përfshihet në të gjitha institucionet. Presidenti Ivanov i ka kategorizuar dispozitat e këtyre kërkesave si një kërcënim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Duke folur për ‘Sputnik’ serb, politologu maqedonas Branko Djordjevski ka thënë se fuqitë perëndimore do të vazhdojnë të tentojnë për ta hequr Gruevskin nga pushteti sepse ata kanë nevojë për liderë që ju binden, shkruan “Zeri”. Së dyti eksperti vuri në dukje se duke i bërë presion Maqedonisë fuqitë perëndimore janë duke u përpjekur të parandalojnë përhapjen e ndikimit rus në Ballkan. Edhe politologu serb, Dragomir Andjelkoviq po pajtohet me këtë vlerësim. “Kur Gruevski erdhi në përfundim se ndikimi rus në Maqedoni do të jetë shans i madh për zhvillimin e vendit atëherë filloi përplasja e militantëve shqiptarë dhe forcave të Ministrisë së Brendshme në Kumanovë”, ka thënë Andjelkoviq.

Politologu serb, Aleskandar Pavic beson se faktori shqiptar është duke i përdorur këto ‘bllokada’. “Paqëndrueshmëria në Maqedoni parashikon vdekjen e dy projekteve ruse dhe kineze. NATO dëshiron të shohë formimin e një qeverie në Maqedoni e cila është anti­maqedonase sa më shpejt të jetë e mundur dhe pakica shqiptare të jetë garantues i mëshirm i vizionit Globalist të Uashingtonit i cila është duke u munduar të udhëheq kudo që të mundet”, ka thënë Paviq. Edhe analistë rusë kanë ndarë mendimet e njëjta duke deklaruar se SHBA dhe Evropa është duke i përdorur shqiptarët si faktorë për të shtrirë ndikimin në Ballkan./lajmi.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne