Rusia e shqetësuar në lidhje me Komitetin Kushtetues Sirian

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka shprehur shqerësimet rreth ndërhyrjeve të mundshme në punën e Komitetit Kushtetues Sirian në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Lavrov tha se “ka shumë mbështetës” për prishjen e punës së Komitetit.

“Gjithmonë ka një kërcënim (për prishjen e punës së Komitetit), sepse ka shumë mbështetës të cilët do të dëshironin që ky proces të përfundojë me dështim, dhe pastaj, do të jetë e mundur që të arsyetojnë disa veprime, përfshirë edhe intensifikimin e intervenimit ushtarak në çështjet siriane, në mënyrë që të zbatojnë ndryshimin famëkeq të regjimit”, tha Lavrov.

Ai tha se ai do të diskutojë për zgjidhjen e çështjes siriane me të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, gjatë kontakteve të ardhshme në dhjetor.

Komiteti Kushtetues Sirian përbëhet nga opozita, shoqëria civile dhe anëtarë të regjimit dhe filloi me punë më 20 nëntor në Gjenevë me mbështetjen e OKB-së.

Komiteti ka mandat që në kontekst të procesit të Gjenevës të mbështetur nga OKB, të përgatisë dhe përpilojë reformat kushtetuese të gatshme për miratim, duke hapur rrugën për një zgjidhje politike në Siri./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne