Rusia fillon dhënien e tankeve T-90 Irakut

Prodhuesi kryesor i tankeve të Rusisë, kompania Uralvagonzavod, ka nisur të japë tanke të përparuara T-90 për ushtrinë e Irakut nën një marrëveshje të madhe të nënshkruar midis Moskës dhe Bagdadit më parë këtë vit.

“Kontrata është duke u zbatuar në përputhje me planin e miratuar nga palët,” njoftoi të enjten zyra e shtypit e Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunimin Ushtarak dhe Teknik. Ndihmësi presidencial rus për bashkëpunimin ushtarak-teknik, Vladimir Kozhin, i tha gazetës ditore Izvestia se “një kontratë e rëndësishme për një sasi të madhe” të tankeve T-90 është nënshkruar midis qeverisë irakiane dhe prodhuesit rus Uralvagonzavod. Kozhin nuk ka zbuluar asnjë informacion në lidhje me çmimin e marrëveshjes, por tha se “numri i tankeve që do i jepen Irakut është i konsiderueshëm”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne