Rusia forcon ushtrinë serbe, Vuçiç: Sikur të kishim S-400 askush s’do të fluturonte mbi Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shprehur falenderime dhe mirënjohje të madhe për Federatën Ruse dhe presidentin e saj Vladimir Putin për dërgimin e 10 automjeteve të blinduara BRDM-2, mjete këto të sofistikuara për stërvitje të përbashkët për mbrojtjen ajrore. Këto falenderime, Vuçiç i bëri gjatë një vizite në një aeroport ushtarak në Beograd. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç theksoi se këto mjete ushtarake ishin modeli më i ri që Rusia kishte modernizuar.

“Këto automjete ushtarake janë të rëndësishme për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe kanë një efekt parandalues. Ne nuk kemi ndonjë plan pushtues. Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishin S-400 askush s’do guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçiç në një intervistë me anëtarët e Ushtrisë së Serbisë në Nish, gjatë prezantimit të automjeteve të reja BRDM-2, shkruan media serbe rts.rs.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne