Rusia fton Serbinë në procesin e çminimit të Sirisë

Gazeta Alo shtyp i Beogradit njoftoi se Aleksander Novikov kreu i sektorit të bashkëpunimeve ushtarake ndërkombëtare në ministrinë e mbrojtjes së Rusisë, ka kërkuar nga Serbia që të marrë pjesë në procesin e çminimin e Sirisë.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë, për momentin është angazhuar në krijimin e një aleance ndërkombëtare për zbatimin e projektit për eliminimin e minave të luftës në Siri. Për këtë ministria ruse e mbrojtjes ka kontaktuar me autoritetet e mbrojtjes së Iranit, Egjiptit, Serbisë, Armenisë, Turqisë dhe EBA. Rusia pas çlirimit të qytetit Palmira nga zgjedha e terroristëve, me mjetet e saj mundësoi pastrimin e qytetit nga minat e luftës të vendosura prej grupeve terroriste. Gjatë operacionit për çminimin e këtij qyteti, Rusia ka zbuluar dhe neutralizuar të paktën 3 mijë mina./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne