Rusia i cilëson oktapod mediat perëndimore

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë i ka cilësuar mediat perëndimore si oktapod.

Maria Zakharova, zëdhënëse e MPJ të Rusisë në një konferencë për shtyp ka deklaruar se mjetet dhe rrjetet informative perëndimore, kanë vendosur mediat e botës nën kontrollin e tyre dhe fatkeqësisht burimi i parë i lajmeve për mediat kombëtare në vendet aziatike dhe afrikane, janë mediat perëndimore. Me fjalë të tjera, tha Zakharova, vala informative e perëndimit ka përpirë të gjitha mediat e botës. Mesa duke Zakharova ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara nga mediat perëndimore mbi dy raste ku rasti i parë është helmimi i spiunit rus Sergei Skripal me gaz nervor në Angli ku pretendohet se përgjegjës është Rusia dhe rasti i dytë është përhapja e lajmit të kundërshtarëve të qeverisë legjitime të Sirisë, të cilët kanë pretenduar se qeveria siriane ka kryer sulm kimik në Duma të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne