Rusia I jep të drejtë Iranit në çështjen e konfiskimit të anijeve

Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë ditën e dielë ka deklaruar se shpjegimet e Iranit lidhur me konfiskimin e anijes angleze Stena Impero janë më bindëse se arsyetimet e autoriteteve të Londrës lidhur me konfiskimin e anijes iraniane të naftës Grace 1 në ngushticën e Gjibraltarit.

Sergei Riabkov, deklaroi se detajet e paraqitura nga Irani për veprimin e tij janë më të logjikshme dhe më bindëse sesa detajet e paraqitura nga autoritetet e Gjibraltarit që janë dhënë me mbështetjen e qeverisë së Britanisë së Madhe për shkakun e konfiskimit të anijes iraniane që gjoja ka shkelur sanksionet e Evropës. Qeveria angleze më 4 korrik duke bashkëpunuar me qeverinë lokale të Gjibraltarit ka konfiskuar një anije iraniane me naftë duke përdorur forcat ushtarake detare me pretekstin se kjo anije ka shkelur sanksionet evropiane kundër Sirisë. Kjo është në kohën kur Irani thekson se destinacioni i anijes nuk ishte Siria dhe se një anije me përmasa kaq të mëdha nuk mund të ankorohet në portet e Sirisë në Mesdhe. forcat detare të gardës revolucionare të Iranit më 19 korrik me kërkesë të organizatës së porteve dhe lundrimit të provincës Hormuzgan kanë konfiskuar një anije britanike në ngushticën e Hormuzit. Irani thotë se shkaku i konfiskimit të kësaj anijeje, ishte fikja e sistemeve të interceptimit, përplasja me një anije peshkimi dhe mos përgjigjja ndaj paralajmërimeve dhe urdhrave të autoriteteve iraniane të lundrimit dhe më në fund anija në fjalë është futur në ngushticën e Hormuzit./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne