Rusia i ofron sistemin S-400 Arabisë Saudite pas sulmeve me dronë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia mund të ndihmojë Arabinë Saudite duke i shitur sistemet për mbrojtje ajrore S-300 dhe S-400, pas sulmeve ndaj industrisë saudite të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Arabinë Saudite dhe do të ishte e mjaftueshme që udhëheqësia politike e Arabisë Saudite të sjellë vendim qeveritar të mençur siç bënë liderët e Iranit duke blerë sistemin S-300 dhe siç bëri presidenti Erdoğan duke blerë sistemin e fundit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia”, tha Putin gjatë vizitës së tij në Ankara.

Oferta e presidentit rus vjen pasi dy sulmet me dronë goditën fabrikat Abqaiq dhe Khurais. Abqaiq është rafineria më e madhe e kompanisë shtetërore saudite, Aramco.

Pas sulmeve me dronë, Arabia Saudite përkohësisht ndërpreu prodhimin e naftës në dy fabrikat që drejtohen nga Aramco, që korrespondon me sasi prej pothuajse dy milion fuçi në ditë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne