Rusia: Izraeli shkel integritetin territorial të Sirisë

“Izraeli shkel integritetin territorial të Sirisë”,- thuhet në vijim të komunikatës, e cila kritikon sulmin ajror të pardjeshëm të Izraelit në afërsi të Damaskut.

Komunikata përcjell informacion edhe për sulmet që kishin realizuar afër Damaskut 6 avionë F-16 të Forcave Ajrore Izraelite, të cilët kishin hyrë në Siri përmes hapësirës ajrore të Libanit.

“Duhet theksuar se avionët izraelitë kanë realizuar sulme duke përdorur edhe një herë si mburojë avionët civilë që shkojnë në aeroportet e Damaskut dhe Bejrutit”,- shkruan komunikata.

Përmes kësaj komunikate Rusia ndan edhe shqetësimin e saj për këto sulme të Izraelit.

“Izraeli ka shkelur në mënyrë vulgare rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshi edhe rezolutën Nr.1701, dhe integritetin territorial të Sirisë. Ne ndejmë shqetësim të thellë për shkak të sulmeve të Izraelit në Siri dhe formës së kryerjes së këtyre sulmeve”,- thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne