Rusia kërcënon dhëmb për dhëmb se do mbyllë CNN-in nëse SHBA miraton ligjin kundra mediave ruse

Ligjvënësit rusë dhe mbikëqyrësi i mediave të vendit kanë komentuar mbi ndalimin e mundshëm të mediave shtetërore ruse në SHBA.

Maria Zakharova, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, ka deklaruar se Moska do të reagojë ndaj cdo “presioni apo persekutimi” që mund të bëhet ndaj mediave të Rusisë. Ajo vazhdoi duke thënë se Rusia nuk kishte ndërmend të pengonte punën e gazetarëve amerikanë apo gazetarëve të tjerë të huaj.

“Sa i përket formatit dhe metodave të reagimit ndaj veprimeve korresponduese të autoriteteve amerikane … forcave të sigurisë amerikane, të cilat janë prapa trysnisë së mediave ruse në Shtetet e Bashkuara, të gjitha do të zhvillohen në bazë të zhvillimit të situatës rreth mediave ruse , “Tha Zakharova në një konferencë.

Drejtuesja e departamentit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së komunikimit masiv rus, Roskomnadzor Tatiana Deniskina, komentoi projektligjin duke thënë se Rusia do të marrë masa nëse senati amerikan miraton një projektligj kundër materialeve ruse në rrjetet televizive amerikane.

“Nëse ka një vendim do të ketë edhe masa,” tha ajo.

Deniskina shpjegoi se vëzhguesi rus i komunikimit ka mekanizmat e tij për një reagim të ashpër ndaj shtypjes së medias ruse jashtë vendit. Sipas saj, që nga 1 janari, Roskomnadzor do të ketë mundësinë të ndërpresë lejet e lëshuara për shpërndarjen e revistave të huaja në Rusi.

“Në rast se ekziston nevoja për të marrë masa të ashpra, mekanizma të tilla tashmë në parim ekzistojnë në aspektin e kontrollit indirekt”, tha Deniskina në një takim të këshillit të Federatës mbi politikën e informacionit ku u diskutuan hapat e mundshëm të Rusisë në përgjigje të presionit për mediat ruse në Shtetet e Bashkuara.

Një qëndrim i ngjashëm u shpreh nga senatori Igor Morozov, anëtar i komisionit të këshillit të Federatës për politikat e informacionit.

“Nëse ligji miratohet, Rusia do të marrë masa që pasqyrojnë veprimet e kongresit të SHBA-së. CNN menjëherë do të gjejë veten në një vakum të informacionit dhe izolim në Rusi, CNN do të ndalohet ligjërisht nga përfshirja në çdo transmetim si dhe në paketat televizive kabllore, “Tha Morozov.

Alexei Pushkov, kreu i komisionit të këshillit të Federatës mbi politikën e informacionit ka kritikuar gjithashtu projektligjin.

“Si një nga masat parandaluese, mendoj se është e nevojshme të privohen mediat amerikane që jane më anti-ruse të cilat veprojnë në Rusi duke u ndaluar mundësinë për të marrë intervista nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore si dhe mundësinë për të bërë pyetje në konferencat e shtypit dhe për të marrë akreditim në këto struktura, “Tha Pushkov.

Sipas Pushkov, shkalla e presionit mbi RT në Shtetet e Bashkuara ka arritur një pikë ekstreme.

“Unë mendoj se homologët tanë amerikanë duhet ta dinë se Rusia do t’i përgjigjet “shtypjes” së mediave tona me të njëjtat masa,” tha ai, duke shtuar se Rusia mund të marrë masa parandaluese.

“Nëse miratojmë vetëm masat e reagimit, ne do të jemi vazhdimisht në gjendje mbrojtëse. Eshtë një kriter bazë për të miratuar disa masa kufizuese kundër mediave amerikane në Rusi, që duhen miratuar. Për shembull, Google duhej të pajtohej me disa kufizime serioze në Kinë disa kohë më parë, tregu ynë i informacionit nuk është jo më pak tërheqës për ta,” tha ai në seancën e komisionit.

Sipas tij, Rusia mund të marrë një vendim për ndërprerjen e transmetimit të kanaleve të huaja televizive që nuk i përmbahen parimeve të paanshmërisë në punën e tyre në vend.

“Në veçanti, kjo është qendra kryesore e kanalit televiziv në rusisht me seli në Pragë. Eshtë e nevojshme të shqyrtohet nëse ai i përmbahet parimit të paanshmërisë së duhur. Nëse jo, ne mund të marrim masa për të përjashtuar transmetimin e këtyre kanaleve nga territori rus,” tha ai në takimin e komisionit.

Drafti i miratuar nga akti i autorizimit të mbrojtjes kombëtare të SHBA-ve për vitin fiskal 2018 përcakton se çdo përmbajtje në videot e shfaqura në stacionet televizive në një masë te cakuar që janë në pronësi, apo që kontrollohen dhe financohen nga qeveria ruse nuk lejohen për transmetim në SHBA.

Presioni mbi mediat ruse në SHBA u intensifikua vitin e kaluar pas zgjedhjeve presidenciale, me kongresin amerikan që akuzoi RT-në për përpjekje në ndërhyrje në çështjet e vendit, një pretendim i cili është mohuar vazhdimisht nga Kremlini dhe nga kryeredaktorja e RT-së Margarita Simonyan, e cila ka kritikuar autoritetet amerikane për vënien nën presion të transmetuesve.

Kohët e fundit, Departamenti Amerikan i drejtësisë kërkoi nga një kontraktor i RT-së në Shtetet e Bashkuara që të regjistrohej sipas aktit të regjistrimit të agjentëve të huaj. Përveç kësaj, drafti i mbrojtjes i SHBA-së gjithashtu sugjeron ndalimin e departamentit të mbrojtjes nga përdorimi i produkteve të Kasperskit mbi frikën e ndërhyrjes ruse.

Kjo vjen vetëm dy muaj pasi departamenti i sigurisë kombëtare i kërkoi agjencive shtetërore të ndalonin përdorimin e produkteve të Kasperskit brenda 90 ditëve të ardhshme, duke përmendur kërcënimin potencial për sigurinë kibernetike kombëtare. Kompania ka mohuar të ketë punuar ndonjëherë për ndonjë qeveri ose të jetë angazhuar ndonjëherë në spiunazhin kibernetik./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne