Rusia i kërkon Amerikës të ulë tensionet në gadishullin Korean

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB i ka kërkuar Amerikës të rishikojë politikat e saj të përhapjes së frikës me qëllim që të ulen tensionet në gadishullin Korean.

Vasili Nabenazia, përfaqësues i Rusisë në OKB në takimin e jashtëzakonshëm të KS të OKB ku është analizuar testimi i fundit raketor i Koresë së Veriut, ka thënë se sanksionet duhet të jenë në atë formë që të ushtrohet presion mbi qeverinë e Koresë së Veriut dhe jo ndaj popullit të këtij vendi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur të gjitha kombet të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, pas testit të fundit të raketave balistike të vendit. Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e SHBA-ve, Nikki Haley tha se Presidenti Trump i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpresë furnizimet e naftës në Phenian. Ajo tha se SHBA-të nuk do të donin një konflikt, por regjimi i Koresë së Veriut do të shkatërrohej plotësisht, nëse do të shpërthente lufta. Paralajmërimi erdhi pasi Pheniani testoi një tjetër raketë, pas më shumë se 2 muajsh. Koreja e Veriut tha se raketa që testoi natën e kaluar transportonte një mbushje ushtarake, e aftë që të rikthehet në atmosferën e Tokës. Ky pretendim nuk është vërtetuar dhe ekspertët hedhin dyshime mbi aftësinë e vendit të izoluar për të ndërtuar një teknologji të tillë. Sipas ekspertëve, raketa e re “Huasong 15” u lëshua me një trajektore shumë të pjerrët, fluturoi për thuajse një orë dhe arriti lartësinë 4.500 km./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne