Rusia kërkon ndërprerjen e agresionit ushtarak në Jemen

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka theksuar ndërprerjen e agresionit ushtarak në Jemen.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, të dielën në mbrëmje deklaroi se kriza e Jemenit nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake dhe rifillimi i negociatave politike është e vetmja rrugëzgjidhje për krizën në këtë vend. Zakharova në vazhdim theksoi vendosjen e armëpushimit afatgjatë në Jemen. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë vuri në dukje konferencën ndërkombëtare për të ndihmuar zgjidhjen e krizës në Jemen e cila do të zhvillohet të martën në Gjenevë të Zvicrës dhe deklaroi: “Rreth 19 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihma humanitare dhe mbi 7 milionë njerëz po vuajnë në masë të madhe nga uria”. Regjimi Al Saud që nga marsi i vitit 2015 me mbështetjen e Amerikës, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet ish-presidentin e dorëhequr Mansur Hadi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne