Rusia kërkon ruajtjen e unitetit në Irak

Rusia e ka cilësuar të domosdoshëm ruajtjen e unitetit në Irak dhe kërkoi zgjidhjen e problemeve mes qeverisë qendrore dhe rajonit të Kurdistanit nëpërmjet dialogut.

Maria Zakharova, sa i përket qëndrimeve të Rusisë kundrejt zhvillimeve në Irak tha se Moska thekson ruajtjen e tërësisë territoriale dhe ruajtjen e unitetit mes të gjitha grupeve, etnive dhe pakicave fetare në Irak. Çështjet ekzistuese në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe problemet e krijuara me qeverinë qendrore të Bagdadit duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bashkëbisedimit dhe të përkushtohet më shumë në çështje prioritare sic është lufta kundër terrorizmit. Vlen të theksohet se qeveria e Bagdadit dhe rajoni i Kurdistanit të Irakut përveç problemeve gjuhësore dhe kulturore kanë probleme dhe mosmarrëveshje financiare. Kurdët e rajonit të Kurdistanit më 25 shtator 2017 do të marrin pjesë në një referendum për ndarjen e këtij rajoni nga Iraku./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne