Rusia kritikon raportin e OKB mbi sulmin kimik në Siri

Rusia ka kritikuar një raport të kohëve të fundit të Kombeve të Bashkuara që fajëson Sirinë për një sulm kimik në muajin prill duke thënë se raporti është plot me “mospërputhje “.

“Edhe leximi i parë i raportit tregon për shumë paqartësi, mospërputhje logjike, duke përdorur burime të dyshimta dëshmie dhe prova të paverifikuara … e gjithë kjo është ende në raport,” tha të premten zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Riabkov për agjensinë e lajmeve Interfax. Riabkov tha se vendet e tjera po kërkonin ta përdorin raportin për të “zgjidhur çështjet e tyre strategjike gjeopolitike në Siri”, duke shtuar se Moska do të analizonte faktet dhe do të botonte një përgjigje së shpejti. Mbi 80 vetë vdiqën në sulmin me gaz Sarin të 4 prillit 2017 në Khan Sheikhun në Provincën Idlib. Vendet perëndimore dhe militantët që veprojnë në zonë fajësuan qeverinë siriane për incidentin. Siria dhe Rusia, megjithatë, hodhën poshtë pretendimet, duke sugjeruar se një armë kimike e terroristëve mund të ketë shpërthyer në terren./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne