Rusia kritikon strategjinë e Trump në Afganistan

Ministri i Jashtëm i Rusisë kritikoi qasjen e gabuar të presidentit amerikan në Afganistan.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se qasja e re e Presidentit të SHBA Donald Trump në Afganistan do të ishte e gabuar dhe nuk do të ketë rezultat. Ministri i Jashtëm rus shtoi se fokusi kryesor i strategjisë së shpallur nga Uashingtoni ishte të ndërmerrte hapa për të imponuar dhe detyruar nëpërmjet përdorimit të forcës. Donald Trump u pajtua me zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Afganistan, por zyrtarët ushtarakë të Uashingtonit nuk kanë përmendur numrin e trupave që do të shtohen në ushtrinë amerikane në Afganistan, si dhe as kohën e dislokimit të tyre. Ndërhyrja ushtarake amerikane në Afganistan më 2001, me pretekstin e luftimit të terrorizmit, nuk ka pasur arritje tjetër përveç vrasjes së mijëra civilëve afganë dhe shkatërrimit të infrastrukturës së vendit, ndërsa pasiguria po rritet dita-ditës në Afganistan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne