Rusia lëshon me sukses raketën e dytë Proton-M

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në kozmodromin e Baikonurit në Kazakistan është lëshuar me sukses një rakete Proton-M që transportonte një satelit ushtarak.

Rusia zhvilloi me sukses lëshimin e një rakete Proton-M që transportonte një satelit ushtarak që prej kozmodromit të Baikonurit në Kazakistan, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për lëshimin e dytë të një rakete Proton që prej zbulimit në muajin mars të defekteve në pjesën më të madhe të motorëve të prodhuar për lëshuesit e këtij tipi.

Në muajin qershor, një raketë Proton vendosi në orbitë një satelit amerikan të telekomunikacioneve.

“Lëshimi i një rakete Proton-M u zhvillua me sukses që prej kozmodromit të Baikonurit për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes”, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Lëshimi ndodhi në orën lokale 04:07 që prej kozmodromit rus të Baikonurit, në Kazakistan.

Autoritetet hapësinore ruse kishin njoftuar në fund të marsit se kishin zbuluar defekte në pjesën më të madhe të motorëve të prodhuar për raketat Proton gjatë kontrollit të vendosur pas një sërë incidentesh./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne